×
  • Lajme
  • Lajme

    ​865 raste të reja dhe 10 viktima në Maqedoni të Veriut

    Insajderi
    02 November 2020 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Maqedonia e Veriut vijon të jetë ndër vendet më të goditura nga Koronavirusi në rajon.

    Ministria e Shëndetësisë në Shkup informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2449 testime, ndërsa janë regjistruar 865 raste të reja.

    Më tepër raste janë regjistruar në Shkup-397, Kumanovë-22, Shtip-34, Prilep-29, Tetovë-95, Veles-44, Manastir-31.

    10 pacientë nuk mundën ta fitojnë betejën me virusin, ndërsa sipas Institutit të Shëndetit Publik, 359 pacientë kanë lënë spitalet.

    Nga fillimi i pandemisë, Maqedonia e Veriut regjistron 32.436 raste infektimesh dhe 1.004 viktima.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark