Në ditën e tretë të grevës së SBAShK-ut, Ministri i Financave, Hekuran Murati përveç që i kërcënoi grevistët me mos pagesë, përdori edhe një rast në ministrinë e tij për të goditur drejtuesin e grevës, Rrahman Jasharin
Që nga dita e enjte kur ka nisur zyrtarisht greva e sindikatave, qeveria Kurti është aktivizuar me goditje e kërcënime ndaj tyre.
Fillimisht doli kërkesa e sekretarit të Ministrisë së Financave se u duhej lista e punëtorëve protestues në mënyrë që t`u ndalohej paga.
Sot vet minisitri Hekuran Murati doli në konferencë e tha se grevistët nuk do të paguhen nga shteti pasi sipas tij këtë duhet ta bejnë sindikatet.
Nuk u ndal me kaq, përmendi edhe një rast të një punëtorje nënë në ministrinë që e drejton për të goditur edhe një herë drejtuesin e grevës, Rraman Jasharin.
“Sot pash në ministri një nënë që e kishte marrë fëmijun me vete për shkak se çerdhet janë në grevë”, tha Murati.