×
  • Showbiz
  • Show

    Benzema kthehet në Madrid me të dashurën e re pasi fitoj Topin e Artë

    Insajderi
    18 October 2022 - 12:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sulmuesi francez, Karim Benzema fitoi çmimin prestigjioz për herë të parë gjatë karrierës së tij, teksa Benzema pasi fitoi Topin e Artë u kthye në Madrid me partneren e tij, Jordan Ozuna

    Partnerja e Benzemas bëri një postim në rrjete sociale për t’i thënë 34-vjeçarit se është krenare me të dhe ndau disa fotografi të çmimit dhe byzylykëve të tyre të Tiffany.

    Futbollisti u kurorëzua si fitues pasi ndihmoi skuadrën e tij të fitonte Ligën e Kampionëve, La Ligën, Super Kupën e Spanjës dhe Super Kupën e Evropës sezonin e kaluar.

    Modelja amerikane, e cila dikur punonte si kameriere në Las Vegas, pas ceremonisë ka postuar disa foto në Instagramin e saj.

    Ajo u pa duke u përqafuar me Benzeman në aeroplan teksa ktheheshin në shtëpi në Madrid të hënën në mbrëmje.

    32-vjeçarja, e cila ka nënshkruar me disa agjenci modelimi me bazë në ShBA, përfshirë State Management, u pa e veshur me një fustan ‘burgundy’.

    Nga ana tjetër, Benzema kishte veshur një kostum të zi me këmishë me jakë – duke tërhequr një ngjashmëri të madhe me veshjen e Tupac Shakur në American Music Awards 1996.

    Për më tepër, byzylyku ari që mban në dorë modelja prej 18 karatësh është i mbështjellë me diamante dhe kushton mbi 30 mijë funte për një copë.

    Sulmuesi francez është shprehur i lumtur pasi fitoi Topin e Artë të parë në karrierën e tij.

    “Me të vërtetë ndihem krenar për udhëtimin tim këtu. Nuk ishte e lehtë ishte e vështirë. Të jem këtu sot për herë të parë, jam i lumtur, i kënaqur për punën time dhe dua të vazhdoj”.

    “Dua të falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi në Real Madrid dhe Francë dhe trajnerin tim dhe presidentin e Real Madridit që është këtu këtë mbrëmje dhe gjithashtu mbështetjen e Jean-Michel Aulas (presidenti i Lyonit)”.

    “Ka shumë njerëz për të falënderuar. Është një çmim individual, por gjithsesi kolektiv për shkak të të gjithë atyre që luajtën një rol në të”, shtoi më tej sulmuesi i Los Blancos.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark