×
  • Showbiz
  • Show

    Fraza e famshme e këngës së tij qenka inspiruar nga Marina, Geti zbulon një sekret të prezantueses

    Insajderi
    14 July 2023 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë nga çiftet më të njohura shqiptare.

    Dyshja fantastike janë bashkë prej vitesh dhe janë prindër të një vajze që e kanë quajtur Marget, si kombinim i dy emrave Marina dhe Getoar.

    Lidhja dhe martesa e tyre ka qenë gjithmonë shumë private dhe çifti zbulon shumë pak detaje nga përditshmëria e tyre.

    Prezantuesja e njohur shqiptare po e niska ditën me nutella çdo ditë dhe këtë e zbuloi Geti.

    Ai tregoi se për pjesën e famshme ‘’unë e nisi ditën me to ajo me nutella’’ ai është inspiruar nga gruaja e tij.

    ‘’Unë kur shkruj, shkruj qysh i kom emocionet e momentit, unë personalisht si kom kushtu kërkuj kangë kurgjo, kom mujt me kushtu naj rresht dmth pse jom inspiru najkun në diçka. Personalisht jam inspiru në grun tem kur thom ‘unë e nisi ditën me to ajo me nutella’ se gruja jem han qe 10 vjet çdo ditë mëngjes nutella, qiky është një inspirim i jemi’’, tha Geti për Nacionale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark