×
  • Lajme
  • Lajme

    Politikani i arrestuar në Francë për trafikim me drogë – zyrtar i Vetëvendosjes

    Insajderi
    10 September 2018 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Politikani shqiptar dhe kandidati për Asamble Komunale të Antwerpit në Belgjikë, Rediart Cankja, i arrestuar në Francë për trafikim të heroinës, del të jetë zyrtar në Lëvizjen Vetëvendosje.

    Cankja po udhëtonte drejt Zvicrës në momentin kur u arrestua në qytetin francez Vitry, afër kufirit me Zvicrën. Heroina, sipas mediave belge, ishte destinuar për tregun zviceran, raporton Insajderi.

    Cankja veç si anëtar i Partisë Kristiane Demokratike Flamane, është edhe kryesues i Këshillit të Qendrës së Vetëvendosjes në Belgjikë.

    Cankja në vitin 2017 ishte zgjedhur kryesues i Këshillit të Qendrës së VV-së në Belgjikë.

    Madje për këtë partia e Albin Kurtit kishte njoftuar edhe zyrtarisht nëpërmjet një komunikate për media.

    “Këshilli i Qendrës në mbledhjen e tij konstituive, zgjodhi Kryesinë e Qendrës. Bujar Krasniqi u zgjodh nënkryetar i parë, Valon Vuçetaj nënkryetar i dytë, Dardan Prebreza sekretar Organizativ dhe Erblin Shala koordinator i Nënkomiteteve. Kryesues i Këshillit u zgjodh Rediart Cankja, i cili do të ketë Gazmend Fetain si zëvendës. Anëtarët e tjerë të Kryesisë u zgjodhën: Agon Efendiu, Ilir Morina dhe Urata Hysenaj”, thuhej në komunikatën e VV-së në vitin 2017.

    I njëjti ka fotografi gjatë zgjedhjeve të qendrës së VV-në Belgjikë, dhe gjithashtu ka fotografi edhe me Albin Kurtin.

    Gazeta Insajderi më herët raportoi se në momentin e arrestimit, bashkë me zyrtarin e VV-së ka qenë edhe një tjetër kosovare.

    Shpresa .S janë inicialet e gruas nga Kosova, që ka qenë me Cankjan në momentin e arrestimit. /Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark