×
  • Sport
  • Sport

    A është sqaruar me Granit Xhakën? Kjo është përgjigjja e trajnerit të Zvicrës, Murat Yakin

    Insajderi
    11 September 2023 - 16:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Seleksionuesi i Zvicrës, Murat Yakin, ka thënë se është sqaruar me Granit Xhakën në lidhje me deklaratat e tij pas ndeshjes me Kosovës. Kapiteni i Zvicrës, Xhaka pas barazimit 2:2 me Kosovën në Prishtinë, është shprehur i pakënaqur me mënyrën se si ekipi është stërvitur gjatë tërë javës.

    Sipas Xhakës, ka munguar intensiteti në stërvitje dhe kjo reflektoi në paraqitjen në fushë ndaj Kosovës. Në konferencën për shtyp të hënën, para ndeshjes me Andorrën, Yakin ka folur në lidhje me kritikat e Xhakës. Yakin ka zbuluar se biseda ka zgjatur 45 minuta, por ka thënë se fjalët e Xhakës nuk i ka marrë si kritika, por më shumë si stimulim.

    “Ditën e djeshme kemi pasur një bisedë të hapur dhe të sinqertë. Nuk ishte e nevojshme që publikisht t’i shprehte kritikat apo sugjerimet në atë mënyrë dhe këtë ia thash. Personalisht nuk e kam parë si kritikë, por më shumë si stimulim. Graniti vetëm dëshiron të jetë me shumë i përfshirë në javët e stërvitjeve dhe kjo për mua është në rregulla. Pas 45 minutave, biseda përfundoi dhe tani duam të koncentrohemi në ndeshjen e radhës”, ka thënë Yakin. “E njoh Granitin shumë mirë dhe e kuptoj mirë”. Yakin ka thënë se pret që Xhaka si kapiten ta udhëheq Zvicrën përpara drejt kualifikimit dhe shtoi se ekipi është në rrugën e duhur për ta arritur këtë objektiv. “Siç e thash, nuk e shoh si kritikë edhe pse është detyra e tij si kapiten dhe e kërkoj një gjë të tillë prej tij. Natyrisht, nuk duhet të jetë publike dhe menjëherë pas ndeshjes. Ajo nuk ishte e nevojshme dhe aspak e mençur”, ka thënë Yakin. Po ashtu, Yakin ka thënë se golat ndaj Kosovës, Zvicra i pranoi për shkak se nuk ishte mjaftueshëm e përqëndruar në mbrojtje. “Nuk mendoj se ishte për shkak të vullnetit, por më shumë për shkak të punës në mbrojtje, prandaj kemi pësuar gola të vonshëm në dy ndeshjet e fundit”, tha Yakin, që kritikoi gjendjen e fushës në Prishtinë. “Ndikon edhe gjendja e fushës. Nëse kundërshtari mbrojteu mirë në një fushë që nuk është optimale, do të jetë gjithmonë vështirë të fitosh”.

    Ndërkohë, edhe futbollisti Remo Freuler që u paraqit në konferencë përkrah trajnerit Yakin, ka thënë se ndaj Kosovës nuk patën paraqitjen më të mirë në këtë cikël eliminator.

    “Për ndeshjen kundër Kosovës, mund t’i pranojnë kritikat por në ndeshjet tjera ishim të mirë”, ka pranuar Freuler. /Koha/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark