×
  • Sport
  • Sport

    “A keni lojtare le*bike në ekip?” Pyetja e gazetarit të BBC-së që tronditi kombëtaren e Marokut…

    Insajderi
    26 July 2023 - 19:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e futbollit të Marokut u mund 6-0 nga Gjermania në Kupën e Botës që po mbahet në Zelandën e Re dhe Australi, por kapitenia e skuadrës afrikane pati një tjetër ngjarje të pakëndshme, për t’u përballur pas ndeshjes. 

    32-vjeçarja Ghizline Chebak erdhi të fliste në konferencën për shtyp pas ndeshjes dhe aty e gjeti veten në një pozitë edhe më të vështirë. Një gazetare e BBC-së vendosi të mos merret me pjesën e pastër të futbollit, por me numrin e lezbikeve në ekipin maroken!  

    “Në Marok, është e paligjshme të kesh një marrëdhënie të të njëjtit seks. A keni lojtare gay në ekipin tuaj dhe si është jeta e tyre në Marok?’ Në Marok, marrëdhëniet e të njëjtit seks konsiderohen si “devijim seksual” dhe dënohen deri në tre vjet burg, sipas Human Rights Watch.
    Lojtarija u vu në një pozicion shumë të vështirë për t’u përgjigjur, ndaj dhe ndërhyri zyrtari i FIFA-s. “Më falni, kjo është një pyetje politike, kështu që ne do t’i përmbahemi pyetjeve të lidhura me futbollin.” 

    "A keni lojtare lezbike në ekip?" Pyetja e BBC-së që

    Por gazetarja vazhdoi: “Nuk është politike, është njerëzore. Lëreni të përgjigjet.” Pastaj Chebak buzëqeshi dhe tundi kokën.

    Çështja u përshkallëzua shpejt dhe BBC u detyrua të kërkonte falje. Sipas shumë mediave ndërkombëtare, kjo pyetje mund të ketë rrezikuar sigurinë e lojtareve të kombëtares së Marokut.

    "A keni lojtare lezbike në ekip?" Pyetja e BBC-së që

    Të martën, një zëdhënës i BBC-së, tha: “Ne e kuptojmë se pyetja ishte e papërshtatshme.  Nuk kishim ndërmend të shkaktonim telashe për ekipin”. /Dosja/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark