×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Abbott për takimin e 27 shkurtit: Kosova ka shansin të bëjë përparim

    Insajderi
    24 February 2023 - 16:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicolas Abbott, ka deklaruar se shteti i tij mirëpret angazhimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që propozimi i dialogut të diskutohet në takimin e nivelit të lartë, të hënën më 27 shkurt.

    Abbott ka shkruar të premten në Facebook se Kosova tani e ka mundësinë që të bëjë përparim.

    “Kosova ka rol të rëndësishëm për të luajtur përmes angazhimit në mënyrë konstruktive dhe bërjes së kompromiseve të nevojshme që i mundësojnë Kosovës dhe qytetarëve të saj të prosperojnë. Është po aq e rëndësishme të sigurohet një mjedis i sigurt që krijon hapësirë për një marrëveshje të qëndrueshme dhe normalizimin e marrëdhënieve. Me 17 Shkurt, si aleat i palëkundur, iu bashkuam Kosovës në festimin e 15 viteve të pavarësisë. 15 vjet pas pavarësisë, Kosova ka mundësinë të bëjë progres në integrimet ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin e një shteti prosperues. Negociatat e suksesshme do ta krijojnë atë të ardhme”, ka shkruar Abbott.

    https://if-cdn.com/uyuB3sv?app=1

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark