×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku e quan Pentagonin tempull i mbrojtjes së demokracisë

    Insajderi
    17 November 2022 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në vazhdën e vizitave në SHBA, ka vizituar edhe Pentagonin.

    Një gjë të tillë e ka njoftuar vetë Abdixhiku, duke e konsideruar Pentagonin si “tempulli i mbrojtjes së demokracisë dhe vetë lirisë”.

    Ai vizitën në Pentagon e ka quajtur si “pritja më e rëndësishmë e kësaj vizite”.

    “Në Pentagon, tempullin e mbrojtjes së demokracisë dhe vet lirisë. Një ndër pritjet më të rëndësishme të kësaj vizite”, ka deklaruar ai në Facebook.

    Përveç Abdixhikut, në vizitë po qëndron edhe kreu opozitar, Memli Krasniqi. Të dy liderët opozitarë treguan përulje për partneritetin Kosovë-SHBA përgjatë takimit me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark