×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Abdixhiku: Siç e keni zakon e adet, kur Lidhja jonë thërret ju i përgjigjeni me plot vullnet

    Insajderi
    11 November 2021 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë tubimit të sotëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Podujevë, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, në fjalën e tij, tha se kur LDK e Llapit e llapjanëve ngritet në këmbë, s’ka se si të mos kushtrojë fitorja jonë në të gjitha anët e vendit.

    Më tej, Abdixhiku, tha se, me 17 tetor llapjanët i dhanë zemër LDK-së dhe shtoi se se llapjanët e kanë zakon e adet që kur Lidhja i thërret ata i përgjigjen me plot vullnet.

    “Më 17 tetor, ju u ngritët në këmbë në Llap, e kur LDK e Llapit e llapjanëve ngritet në këmbë, s’ka se si të mos kushtrojë fitorja jonë në të gjitha anët e vendit tonë. Ju na dhatë zemër më 17 tetor. Ju po na jepni zemër edhe për 14 nëntor. Siç e keni zakon e adet, kur Lidhja jonë thërret ju i përgjigjeni me plot vullnet”, ka thënë Abdixhiku.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    13 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark