×
  • Sport
  • Sport

    Afrim Tovërlani: Rashica nuk na ktheu përgjigje, Hazrollaj nuk ftohet te U21 sa jam unë trajner

    Insajderi
    13 November 2023 - 22:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja U21 e Kosovës synon pikët e plota në dy ndeshjet e radhës ndaj Bullgarisë dhe Izraelit.

    Pavarësisht mungesave të shumta, përzgjedhësi Afrim Tovërlani ka deklaruar se do të mundohen të japin maksimumin në fushën e blertë.

    Sipas tij, lojtarët e rinj të ftuar kanë mundësi të tregojnë potencialin e tyre në këto takime.

    Ai gjithashtu foli edhe për largimin e futbollistit, Ermir Rashica, te Kombëtarja U21 e Shqipërisë.

    Teksa, potencoi se për talentin e Malishevës, Drilon Hazrollaj, dera do të jetë e mbyllur derisa ai të jetë në krye të ‘Dardanëve’ të rinj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark