×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Aksident mes një kamioni dhe një veturë në Gjakovë, lëndohet një person

    Insajderi
    09 March 2024 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është lënduar pas një aksidenti në fshatin Bishtazhin të Gjakovës.

    Zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë.

    “Në fshatin Bishtazhin-Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren) rreth orës 12:50 dy automjete (një kamion dhe një veturë) janë përfshirë në aksident trafiku. Përveç dëmeve materiale deri më tani është raportuar për një person të lënduar. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, ka thënë Elezaj për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark