×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Aksident tragjik në Drenas, vdesin dy persona

    Insajderi
    24 October 2022 - 18:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në Drenas.

    Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Caralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre  persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, tha ajo për Insajderin.

    Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

    Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark