×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Aksidenti në Deçan ku u përfshi KFOR-i, policia tregon detaje

    Insajderi
    27 October 2023 - 20:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në fshatin Lëbushë të Deçanit sot ka ndodhur një aksident. Në aksident kanë qenë të përfshirë disa ushtarë të KFOR-it.

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, ai tha se nuk ka të lënduar nga ky aksident.

    “Rreth orës 14:50, jemi njoftuar për një rast në fshatin Lëbushë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë vesh se bëhet fjalë për një veturë të KFOR-it që ka devijuar nga rruga. Të lënduar nga ky rast nuk ka”, tha Gashi.

    Kujtojmë se ditë më parë, aksident i ngjashëm ndodhi në Leshan të Pejës, ku i vdekur mbeti ushtari i KFOR-it italian, Claudio Cadeddu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark