×
Insajderi / Ballina 5

Aksioni që e burgosi dhëndrin e Liburn Aliut shpallet si më i rëndësishmi pas pavarësisë nga ministrja Haxhiu

Insajderi
14 November 2022 - 19:56
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është shqetësuar thellësisht pas raportimeve se ka pasur tentim për ndërhyrje flagrante në rastin “Brezovica”, pas së cilit qëndron prokurori i rastit, Rasim Maloku.

Ministrja Haxhiu e ka cilësuar si ndër rastin më të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Në këtë rast, ishte arrestuar edhe bashkë partiaku i Haxhiut, Berat Lahu i cili është edhe dhëndër i ministrit Liburn Aliu.

Ai me pas u suspendua nga Lëvizja Vetëvendosje.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Me shqetësim të thellë po i përcjell raportimet për ndërhyrjet flagrante në rastin e njohur Brezovica. Hetimet që po zhvillohen në kuadër të këtij rasti janë ndër më të rëndësishmet në luftën kundër korrupsionit që nga shpallja e pavarësisë.

Pavarësisht parimit të prezumimit të pafajësisë, çdo dyshim i arsyeshëm për ndërhyrje në procesin hetimor nga ana e personit zyrtar, duhet të hetohet jo vetëm si shkelje disiplinore, por edhe si vepër penale.

Keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe ushtrimi i ndikimit për të penguar proceset hetimore, përbëjnë një kancer në sistemin tonë të drejtësisë, një kancer të cilit duhet të gjithë së bashku t’i japim fund dhe atë sa më shpejt.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark