×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Aktori shqiptar nga Kumanova: Në Maqedoninë e Veriut aktorët paguhen më mirë se në Kosovë

    Insajderi
    09 April 2021 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Numëron dhjetëra role, derisa është një nga aktorët më të suksesshëm shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

    Është ky Shkelqim Islami, emër jo pak i njohur për kinematografinë dhe teatrin në Kosovë.

    Artisti nga Kumanova, në emisionin “E Diela Vlen”, duke folur për rrugëtimin e tij artistik, ndër të tjara tha se në Maqedoninë e Veriut, aktorët paguhen më mirë se në Shqipëri dhe Kosovë.

    “Sa i përket profesionit tim, ka hapësirë të mjaftueshme për shqiptarët në Maqedoninë Veriore, edhe me rroga jemi të sistemuar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e krahasu me Kosovë dhe Shqipëri dhe të jetë një llojë apeli për Ministritë këtu.

    Këtu ka shumë shfaqje të mira, që të ketë sa më shumë ambicie për shumë aktorë.

    Nga 2011 jam i punësuar në Teatrin e Kumanovës, dhe kemi raporte shumë të mira me kolegët”, tha Ismani.

    I njëjti ka ka luajtur edhe në filmin e regjisores Blerta Bashkolli që bëri historinë në kinematografinë shqiptare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark