×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Albin Kurti takoi Ali Ahmetin para takimeve zyrtare në Ohër

    Insajderi
    18 March 2023 - 09:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe delegacioni qeveritar kanë zhvilluar një takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, para nisjes zyrtare të takimeve në Ohër të Maqedonisë së Veriut, që priten të fillojnë në ora 10:00.

    Kurti do të takohet sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e monitorimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të diskutuar e finalizuar Aneksin e Implementimit të Propozimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

    Bashkësia ndërkombëtare kanë deklaruar se presin përparim të madh në këtë takim, ndërsa Kurti e Vuçiq duket se ndajnë qasje të ndryshe përpara këtij takimi.

    Kryeministri Kurti është shprehur i gatshëm për të hedhur nënshkrimin mbi Aneksin e Implementimit, por për një gjë të tillë nuk është pajtuar Vuçiq.

    Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu i takimeve që do të mbahen sot, pasi fillimisht, palët do të zhvillojnë diskutime bilaterale me Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe në fund do të jetë takimi i përbashkët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark