×
  • Sport
  • Sport

    Alimi i bashkohet Maqedonisë së Veriut

    Insajderi
    07 September 2023 - 13:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mesfushori Isnik Alimi i është bashkuar Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar federata e futbollit të këtij vendi të enjten.

    Alimi është shtuar në listën e përzgjedhësit Blagoja Milevski për ndeshjet kualifikuese të “Euro 2024” këtë muaj. Alimi tashmë i është bashkuar ekipit dhe në mbrëmje do ta mbajë stërvitjen e parë.

    29-vjeçari është pjesë e skuadrës nga Rumania, Sepsi ndërsa kjo është hera e parë që ftohet nga Përfaqësuesja A e Maqedonisë së Veriut.

    Ai ka luajtur për gjeneratën U17 e U19 të Maqedonisë së Veriut, ndërsa ka paraqitje edhe për U21 të Shqipërisë.

    Këtë edicion, Alimi ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 1 asistim në 12 paraqitje për Sepsin.

    “Alimi po tregon paraqitje të shkëlqyera në kampionatin rumun me Sepsin. Përvoja e tij dhe forma në të cilën ndodhet vetëm sa mund të rrisë konkurrencën në ekipin tonë dhe të na sjellë cilësi shtesë”, tha trajneri Milevski.

    Maqedonia e Veriut të shtunën luan në shtëpi kundër Italisë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin e vitit të ardhshëm, ndërsa tri ditë më vonë përballet në udhëtim me Maltën.

    Aktualisht, Maqedonia e Veriut zë vendin e parafundit në Grupin C kualifikues me tri pikë të mbledhura në po aq ndeshje të luajtura. /koha/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark