×
  • Sport
  • Sport

    Aliti: Ndeshje e vështirë ndaj Zvicrës, por me mbështetjen e tifozëve shpresojmë që tri pikët të mbesin këtu

    Insajderi
    07 September 2023 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Fidan Aliti ka folur para përballjes ndaj Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024 dhe ka treguar se ndihet optimist për rezultat pozitiv.

    Dardanët janë nikoqir të Helvetikëve në takimin që pritet të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:25 në ‘Fadil Vokrri’.

    Për këtë përballje ka folur mbrojtësi veteran, Fidan Aliti, i cili e ka vlerësuar lartë ekipin kundërshtar, por ndihet optimist për rezultat pozitiv nga ky takim.

    “Këto tre ditë kemi punuar shumë taktikisht në përgatitje të lojës me Zvicrën. E dimë rëndësinë e ndeshjes dhe besoj se edhe këto dy ditë para ndeshjes na duhen përgatitje për të qenë të gatshëm për ndeshje”, ka thënë fillimisht Aliti pas stërvitjes.

    “Është emocionuese sepse kam lindur në Zvicër, familja jeton atje. Zvicra është një shtet dhe një kombëtare, ku me punë dhe disiplinë ka arritur në këtë nivel”.

    “E dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë, por me tifozët tanë dhe mbështetjen e tyre shpresojmë që tri pikët të mbesin këtu”.

    “Do të jetë emocion i madh të hyjmë në stadium, i cili do të jetë i mbushur përplot me tifozë dhe mbështetja e tyre na bën më të fortë”.

    “Do të jetë e vështirë të fitohet ndeshja pa mbështetjen e tifozëve Dardanët. Na duhet mbështetja e tyre”, ka përfunduar mbrojtësi i Kosovës. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark