×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ambasadori gjerman: Sa më shpejt të krijohet Asociacioni, aq më mirë

    Insajderi
    21 November 2023 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde sot gjatë një konference për media gjermane ka thënë sa më shpejt që themelohet Asociacioni, aq më mirë do të jetë.

    Rohde është i sigurt se me propozimin e ri nuk po bëhet asgjë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

    Sipas tij, sa më shpejt që themelohet Asociacioni, aq më mirë do të jetë, derisa shtoi se “pastaj mund të bëjmë një hap të madh përpara në procesin e normalizimit me Serbinë”.

    “E dini, unë nuk po konfirmoj apo mohoj asgjë, vetëm dua të ritheksoj atë që themi gjithmonë. Gjermania është një nga partnerët më të afërt të Kosovës dhe ne së bashku me BE-në dhe me mbështetjen e plotë të lehtësuesit të BE-së kemi bërë shumë përpjekje që të ketë një zgjidhje të qëndrueshme, dhe zgjidhja përfshin themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe. Dhe, kryeministri publikisht ka deklaruar se ky propozim i fundit i paraqitur nga BE-ja, është shkruar me kujdes sipas Kushtetutës së Kosovës, dhe jam 100 për qind i sigurt se nuk po bëjmë asgjë që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Kosova është shtet i pavarur dhe ne e mbështesim plotësisht Kosovën, dhe [Asociacioni] duhet të krijohet sa më shpejt aq më mirë dhe atëherë mund të bëjmë një hap të madh përpara në procesin e normalizimit me Serbinë”, u shpreh ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark