×
  • Sport
  • Euro 2020

    Anglia mposht bindshëm Ukrainën, kalon në gjysmëfinale të “Euro 2020”

    Insajderi
    03 July 2021 - 22:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anglia ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian pasi mposhti Ukrainën 4-0.

    Anglezët e nisën shumë mirë ndeshje dhe gjetën golin e parë në min e 5’ kur realizoi Harry Kane.

    Teksa, edhe pjesëne dytë e nisën furishëm, duke shënuar dy gola të shpejtë përmes Harry Maguire në min e 46’ dhe Harry Kane në të 50’ për 3-0.

    Goditjen përfundimtare Ukrainës ja dha Jordan Henderson me golin e tij në min e 63’, për rezultatin 4-0

    Ndryshe, Anglinë në gjysmëfinale e pret Danimarka, pasi kjo e fundit mposhti Çekinë me rezultat 2-1. /Insporti

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    19 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark