×
  • Showbiz
  • Show

    Arbenita Ismajli rikthehet, publikon foto hot nga palestra

    Insajderi
    18 July 2023 - 17:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, ka qenë një nga emrat më të komentuar ditëve të fundit.

    Kjo pasi gjatë javës së kaluar u raportua në media se bashkëshorti i saj, reperi Fero, ka ushtruar dhunë ndaj saj.

    I njëjti u arrestua menjëherë dhe u tha se iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Pas kësaj, pati reagime nga të dyja palët – të cilët hodhën akuza kundrejt njëri-tjetrit.

    Arbenita duket se po qëndron akoma në Gjilan dhe së fundmi ka publikuar një video duke ushtruar në palestër.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Ajo ka vënë në pah linjat trupore, gjersa tregon se i është rikthyer rutinës dhe gjërave të zakonshme.

    Theksojmë që ajo dhe Fero kanë bashkë një vajzë të quajtur, Nina.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark