×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Arrestimi i avokatit Besnik Berisha, reagon Isa Mustafa

    Insajderi
    15 July 2023 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se në arrestimin e avokatit Besnik Berishës, përkrahësit e pushtetit e kanë përmendur atë si ish-këshilltar Mustafës, gjatë kohës ishte kryeministër.

    E kjo sipas Mustafës u shfrytëzua të përmendet në ditën kur pati përleshje në Kuvendin e Kosovës.

    Përkrahësit e pushtetit në debat televiziv ditën që ndodhën grushtimet në Kuvend, i komentuan këto  edhe si shkas të arrestimit të avokatit më të mirë kosovar, Besnik Berisha. Iu nevojitej ta thonë  se ai ka qenë edhe këshilltar imi sa isha Kryeministër. Kjo që ka qenë këshilltar imi si  Kryeministër i Republikës së Kosovës është më se e vërtetë. I dijshëm, i aftë, i guximshëm. Këshilltar i të vetmes qeveri që e përfundoi mandatin pa asnjë rast korruptiv. Dhe kjo është edhe meritë e madhe e  Besnikut. Prandaj unë mburrem që e kisha afër një ekspert dhe njeri të tillë. E pse iu nevojitet përkrahësve të regjimit që ta lidhin arrestimin e Besnikut me përleshjet politike, ata do duhej të japin përgjigje. , ka shkruar Mustafa ne një postim ne “Facebook”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark