×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohet edhe një i dyshuar për krime lufte në Istog

    Insajderi
    05 August 2023 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës njoftoi këtë të shtunë se ka arrestuar edhe një person të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile, të kryer gjatë vitit 1998-1999 në Komunën e Istogut.

    Sipas njoftimit, i dyshuari Ž.Z., viti i lindjes 1954, është arrestuar rreth orës 12:30 në fshatin Lubozhdë të Istogut.

    “Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës (DHKL), kanë arritur që sot, më  05.08.2023, rreth orës 12:30, në fshatin Lubozhdë të komunës së Istogut të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin Ž.Z., viti i lindjes 1954, i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë vitit 1998-1999 në Komunën e Istogut”, thuhet në komunikatën për media.

    I dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë në vitin 1998-1999 bëhet e ditur se ka pasur pozitën e komandantit të Nën Stacionit Policor në fshatin Rakosh të Komunës Istogut.

    “I njëjti është sjell në zyrat e DHKL-së ku pritet të intervistohet në cilësi të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës”, tha policia.

    Ndërkaq, një ditë më parë është arrestuar në vendkalimin kufitar Medrar ish-shefi i milicisë në Istog gjatë viteve 1998-1999, M.P. Ai dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civilë në Kosovë. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark