×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se dhunoi një femër

    Insajderi
    12 September 2022 - 10:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një mashkull kosovar është arrestuar mbrëmjen e së shtunës rreth orës 23:00, pasi i njëjti dyshohet se dhunoi viktimën femër kosovare.

    Rasti ka ndodhur në Klinë, derisa i arrestuari mashkull kosovar është dërguar në mbajtje.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Klinë 10.09.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Ndryshe, në raportin 24 orësh të Policisë u raportua edhe për një rast tjetër të dhunës. Një person është arrestuar mbrëmë në Istog, ai po dyshohet se ka dhunuar një femër, shkruan Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark