×
  • Sport
  • Sport

    Arsenal fiton në mënyrë dramatike derbin kundër Man. Utd

    Insajderi
    03 September 2023 - 20:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arsenali e ka fituar derbin ndaj Manchester Unitedit me shifrat 3:1 në derbin e javës në Premierligën angleze.

    Ndeshja i takoi xhiros së katërt të Premierligës.

    United kaloi fillimisht në epërsi me golin e Marcus Rashford, të shënuar në minutën e 27-të.

    Festa e “Djajve të Kuq” nuk zgjati shumë. Pas vetëm një minutë më vonë barazuan “Topçinjtë”.

    Arsenali golin e dytëe arriti në minutën e 95-të përmes Declan Rice. Gabriel Jesus realizoi për 3:1 në minutën 100-t.

    Arsenali ndodhet në pozitën e pestë me 10 pikë, derisa United ka katër pikë më pak dhe “stacionohet” e 11-ta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark