×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ashensori i banesës bie në podrum, lëndohen katër persona në Prizren

    Insajderi
    25 October 2022 - 10:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë lënduar dy vajza dhe dy djem në Prizren pasi ashensori në të cilin ishin ka lëvizur nga kati 1 për në podrum.

    Ngjarja ka ndodhur në Prizren, të hënën në ora 20:26.

    “Viktimat (dy meshkuj dhe dy femra) kosovar-e kanë njoftuar se derisa ishin duke lëvizur me ashensor për në banesat e tyre papritmas ashensori ka lëvizur nga kati 1 deri në podrumin e banesës me ç’rast viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, njoftoj policia.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim të së cilit është hapur rasti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark