×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Asistenti i Hysen Durmishit: Që të mos ndalet rryma, KEDS duhet të ndal vjedhjet

    Insajderi
    15 August 2022 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Imer Fejza i cili është asistent i zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se që të mos këtë reduktime KEDS duhet të ndal vjedhjet.

    Ai përmes një statusi në facebook ka akuzuar KEDS-in dhe ka pyetur se pse duhet importuar rryma për të ja mbuluar humbjet kësaj koroprate energjetike.

    “Që mos të ndalet rryma KEDS (LIMAK-ÇALIK) duhet të ndalë vjedhjet. Sa 3 KEK janë humbjet e KEDS (LIMAK-ÇALIK). Pse me ia leju ende Rregullatori pas 8 vitesh të privatizimit?

    Pse me ble import rrymën që me ia mbulu KEDS (LIMAK-ÇALIK) humbjet?”, ka shkruar ai.

    Ndryshe reduktimet e rrymës kanë filluar që nga dita e sotme, e që do të jenë 6 orë me rryme dhe 2 pa rrymë. Kjo është përcjellur me reagime të shumta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark