×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Autobusi përplaset me kamionin në Egjipt, humbin jetën 15 persona

    Insajderi
    13 June 2023 - 19:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën 15 persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën kur një minibus u përplas me një kamion sot në një autostradë në jug të Kajros, njoftuan mediat egjiptiane.

    Dëshmitarët okularë ia atribuojnë aksidentin shpejtësisë së tepërt nga drejtuesi i minibusit.

    Prokurori ka urdhëruar një hetim për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti fatal i trafikut. Në kuadër të kësaj, policia po shqyrton pamjet vizuale nga kamerat e vëzhgimit të trafikut në zonën e aksidentit.

    Mijëra jetë humbasin çdo vit në vendin më të populluar të botës arabe. Shumica e aksidenteve të trafikut i atribuohen gabimeve njerëzore, si shpejtësia e tepërt dhe shkelja e rregullave të trafikut, por edhe gjendjes së keqe të rrjetit rrugor.

    Në vitet e fundit, Egjipti ka përmirësuar rrjetin e tij rrugor, duke ndërtuar rrugë dhe ura dhe duke riparuar dëmet në disa seksione, në mënyrë që të reduktojë numrin e aksidenteve të trafikut. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark