×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Avokati i Popullit nis hetimet për vdekjen e 4-vjeçares në Gjakovë

    Insajderi
    21 February 2024 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Avokati i Popullit ka njoftuar se ka nisur hetimet për vdekjen e 4-vjeçares në Gjakovë.

    Në faqen e Avokatit të Popullit në Facebook është thënë se ky institucion ka përcjell me shqetësim të madh lajmin për humbjen e jetës së fëmijës.

    Avokati i Popullit u ka bërë thirrje institucioneve të ndërmarrin sa më parë veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi.

    “Avokati i Popullit, në pajtim me rolin kushtetues dhe kompetencat e përgjegjësitë e përcaktuara me Ligjin për Avokatin e Popullit, do t’i zhvillojë hetimet lidhur me rastin dhe do tё monitorojë atë nga afër dhe nё vazhdimësi nё mënyrë qё tё sigurojë se tё gjitha institucionet pёrgjegjёse po i ndërmarrin masat e përcaktuara me ligj”, thuhet në njoftim.

    Gjithashtu në njoftim thuhet se ”e drejta në jetë është një e drejtë universale për të gjitha qeniet njerëzore, dhe si e tillë, mbrohet me Kushtetutë dhe Konventën për të Drejtat e Fëmijës. Të drejtat e tjera të njeriut ekzistojnë vetëm kur ekziston e drejta për jetën”.

    Ndryshe, një 4-vjeçare ka vdekur në QKUK, ku ishte dërguar nga Spitali Rajonal i Gjakovës, pasi ishte përcjellë në gjendje të rëndë shëndetësore. Familjes, mjekët në Gjakovë i kishin thënë se ajo kishte lëndime në trup, që dyshohet se i kishte marrë nga rrahja prej një të mituri, por pas vdekjes së saj në QKUK, shkak i vdekjes i ishte përmendur një tjetër gjë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark