×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Basri Lenjani lirohet nga akuza për mosdeklarim të saktë të pasurisë

    Insajderi
    01 April 2023 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim ka liruar nga akuza për mosdeklarim të saktë të pasurisë Basri Lenjanin, ish-drejtor i  Emergjencës në Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK).

    Lajmin e ka konfirmuar mbrojtësja e Lenjanit, avokatja Ardita Morina. Ajo ka thënë se sot Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur aktgjykimin.

    “Po e ka liru sot gjykata nga akuza”, tha avokatja Morina.

    Tutje avokatja Morina tha se arsyet e lirimit nga akuza pritet të dihen kur do t’i dorëzohet palëve aktgjykimi në formë të shkruar.

    Gjykata e Apelit në Prishtinë e kishte kthyer në rigjykim rastin ndaj Lenjanit për shkak të veprës penale  “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i dhuratave, i dobisë tjetër material ose i detyrimeve financiare”, shkruan “Betimi për Drejtësi”.

    Ndërkaq Gjykata Themelore paraprakisht e kishte dënuar me 6 muaj burgim dhe me 500 euro gjobë për veprën penale  mos raportim I pasurisë.

    Në seancën fillestare të mbajtur më 10 maj 2022  i akuzuari Lenjani është deklaruar i pafajshëm për veprën penale që i vihet në barrë.

    Aktakuza e përpiluari nga Prokuroria Themelore në Prishtinë e ngarkonte Lenjanin se në cilësinë e zyrtarit të lartë publik nuk e kishte deklaruar saktë pasurinë për vitin raportues 1 janar deri me 31 dhjetor 2019, në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark