×
  • Sport
  • Sport

    Befason Haaland, kjo është gjëja më e rëndësishme në jetën e sulmuesit norvegjez

    Insajderi
    18 January 2023 - 20:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nga sulmuesit më të mirë në botë, Erling Haaland, zbuloi diçka pa të cilën ai nuk mund ta imagjinojë jetën e tij.

    “Jam shumë i shqetësuar për të fjetur një gjumë të mirë, është shumë e rëndësishme për mua. Mendoj se gjëja më e rëndësishme në jetë për mua është gjumi. Por jo thjesht të fle shumë, por të fle mirë”, tha norvegjezi në një intervistë për GQ Sports.

    Haaland shtoi se e urren stresin dhe përpiqet të mos ekspozohet kurrë në një gjendje të tillë. Sulmuesi kujtoi se i pëlqen të meditojë, duke hedhur mënjanë të gjitha mendimet e këqija.

    Ndoshta është falë zakoneve të tij të mira që Haaland u ngjit aq lart në garën e golashënuesve në Premier League. Ai tani ka 21 gola dhe ka kaluar vetëm gjysma e sezonit. Haaland u transferua te Manchester City në verën e vitit 2022 nga Borussia Dortmund. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark