×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Bëhet patriote edhe Xhensila Myrtezaj: Për mua Serbia është në fund të listës

    Insajderi
    12 December 2022 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka reaguar për herë të parë pasi kënga e saj “Ale Ale” rezultoi se ishte marrë dhe përshtatur identik nga një artiste serve.

    Ajo ka shkruar se në fakt nuk ka asnjë të drejtë mbi autorësinë e këngës dhe se të ishte për të, Serbia do ishte në fund të listës për t’i shitur një këngë.

    “Dua të njoftoj publikun tim qe unë nuk kam asnjë të drejtë mbi autorsinë e këngës, perveç shfrytezimit online të projektit të versionit të publikuar nga ana ime! Kënga nuk është shitur nga unë dhe as nuk kam qenë në dijëni të këtij Fakti”, shkroi ajo.

    Tutje këngëtarja shtoi se për të Serbia është në fund të listes.

    “Ps: Nëse do ishte për mua Serbia ose një artiste serbe do ishte në fund të listes për t’i shitur një këngë, ose prodhim timin që e kam dashur kaq shumë”-ka shkuar ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark