×
  • Lajme
  • Lajme

    Borrell thumbon Serbinë: Disa vende nuk kanë një histori të mirë me bashkrendimin e sanksioneve

    Insajderi
    13 November 2023 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, para ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian ka thënë se ka një pengesë kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë – Serbi.

    Borrell ka thënë se se takimi me kryediplomatët e Ballkanit po bëhet për të treguar se sa i rëndësishëm është ky rajon.

    Ndër të tjera kryediplomati i BE-së ka thënë se disa shtete të Ballkanit nuk kanë një histori të mirë në rreshtimin me politikën e jashtme të BE-së dhe sanksionet.

    Vlen të theksohet se Serbia nuk është renditur me bllokun euro-atlantik për të sanksionuar Rusinë.

    “Kemi takimin me ministrat e Jashtëm të Ballkanit për të treguar se sa i rëndësishëm është ky rajon, për të diskutuar për propozimet e fundit të Komisionit për zgjerimin. Do të insistojmë në nevojën e ndjekjes më të afërt të politikës tonë të jashtme pasi që disa shtete nuk kanë një histori të mirë në rreshtimin me politikën tonë të jashtme dhe sanksionet.

    Komisioni ka propozuar hapjen e negociatave me Ukrainën. Kjo do të krijojë një lëvizje, dhe do të krijojë një rresht në pritje për anëtarësim. Ka një pengesë, kur bëhet fjalë për negociatat Kosovë-Serbi, por dinamika e krijuar nga pranimi i shtegut për anëtarësim të Ukrainës, do të ndikojë të gjithë procesin e kandidaturave që është në një ngërç”, ka thënë Borrell.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark