×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Çfarë avantazhi pritet të ketë në lojë? Bledi shpallet fitues përballë një sfide

    Insajderi
    04 April 2023 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmjen e kaluar banorët u vendosën sërish përballë një sfide. Këtë herë, sfida përkonte në gjetjen e profesionit të një personi përkatës.

    Në një enë të qelqtë, Vëllai i Madh futi disa emra të njohur, emra shkrimtarësh, filozofësh, shkencëtarësh, këngëtarësh, regjisorësh, aktorësh etj.

    Banorët duhet të merrnin nga një letër dhe të gjenin se cili ishte personi në fjalë dhe çfarë profesioni ka ai. Nëse dikush prej tyre nuk e dinte përgjigjen, apo përgjigjej gabim, letra iu pasonte dikujt tjetër.

    Loja zgjati për përreth 1 orë. Të gjithë banorët të mbledhur në dhomën e ndenjes nisën lojën me pyetje, ndërsa fitues u shpall Bledi, si banori që gjeti më shumë përgjigje të sakta, krahasuar me të tjerët.

    Ai do ketë një avantazh në lojë, gjë që do të bëhet e ditur në spektaklin e nesërm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark