×
Insajderi / Insajderi

“Çfarë frizure”, komenti i turpshëm linçues i adhuruesit të Kurtit kundër Flutura Kusarit

Insajderi
17 June 2023 - 13:16
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Militanti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rron Gjinovci përmes një postimi në rrjetin e tij social facebook, ka fyer juristen e së drejtës së mediave, Flutura Kusari.

Teksa ka publikuar një artikull ku shihej edhe Kusari, Gjinovci i cili thirret si aktivist në shoqërinë civile ka shkruar krahas fotografisë “Çfarë frizure”.

Ai ka përqeshur dukjen e juristes kosovare duke e shoqëruar edhe me simbole “emoji”.

Përshkrimi i Gjonvcit mbi fotografi ka elemente seksiste edhe mizogjeniste.

Ky veprim i tij u kritikua mjaft shumë nga komentuesit meqë i njëjti jo rrallë pohon se e ndjen veten të civilizuar.

Reagim kishte edhe nga drejtoresha e organizatës “Qika”, Leonida Molliqaj e cila tha se komentet fyese ndaj grave që guxojnë ta ngrisin zërin, janë seksiste dhe nuk duhet të lejohen.

“Ambienti publik kosovar mbetet ende thellësisht patriarkal. Pjesëmarrja e grave në këtë ambient është në vetvete guxim. Rroni ta zëmë, i vetëdeklaruar si aktivist i majtë, s’paska denjuar ta komentojë aktivizmin e Fluturës për lirinë e shprehjes, e paska zgjedhur fyerjen si zhvlerësim të personit.” – ka shkruar ajo.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark