×
Insajderi

Çfarë pritet të ndodhë sot në Kosovë?

Insajderi
06 July 2023 - 07:57
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Ngjarjet e datës 6 Korrik:

– Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, ora 9:00)

– Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e shqyrton kërkesën e Radio Televizionit të Kosovës për ndarjen e mjeteve për periudhën korrik-shtator 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)

– Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyret e Qendrës së Prishtinës, në rrugën Rexhep Luci, hyrja te NLB banka te kino ABC, ora 11:00)

– Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me David Wright – Zyrtar i lartë operativ i Save the Children International dhe me Ekin Ogutogullari – Drejtor rajonal i Save the Children për Lindje të Mesme, Evropën Juglindore dhe Afrikën Veriore. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 14:00)

– Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. (Kabineti i Presidentes, ora 16:00 – mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark