×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Chopin Fest” këtë vit do ta shënojë edicionin e tij të 13-të

    Insajderi
    30 April 2023 - 22:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Chopin Piano FEST Prishtina”, festivali i muzikës klasike që mbahet tash e disa vite me radhë në Prishtinë, këtë vit shënon edicionin e 13-të. Për një muaj rresht, nga data 9 maj deri më 9 qershor, në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare do të bëhen bashkë artistë nga vende të ndryshme të botës.

    Ky festival është themeluar në vitin 2010, në 200 vjetorin e Shopenit, nga Shoqata Chopin e Kosovës, si anëtari më i ri i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave Chopin, pjesë e UNESCO-s.

    Suksesi i madh dhe vlerësimi i audiencës më të madhe në Kosovë e shndërroi festivalin në një markë që tashmë tradicionalisht mbahet çdo vit në pranverë. Ky vit shënon edicionin e 13-të përpjekjeve të vazhdueshme për ta mbajtur audiencën të kënaqur dhe që muzika klasike të lulëzojë mirë në të ardhmen.

    Programi i edicionit më të ri është publikuar në rrjetet sociale të festivalit, megjithatë janë disa data specifike që karakterizojnë kalendarin artistik, ndër këto data është edhe ajo e 29 majit në të cilën do të performojë edhe trupa e Filharmonisë së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark