×
  • Showbiz
  • Show

    Dafina bën veprimin e papritur ndaj Ledrit dhe Sarës

    Insajderi
    25 August 2023 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditët e fundit është rikthyer në qendër të vëmendjes romanca e dikurshme e Dafina Zeqirit me Ledri Vulën.

    Shkak u bënë kënga e fundit e artistës, një fragment i cili dukej si një përgjigje ndaj njëri-tjetrit.

    Mirëpo ndonëse dyshja janë ndarë prej vitesh dhe vazhdojnë secili jetën e tyre me partnerët përkatës, fansat duket se herë pas herë duan t’i shohin bashkë.

    Së fundmi një veprim nga ana e Dafinës dhe partneres së Ledrit, ka trazuar rrjetin. Dafina e cila dikur i ndiqte të dy, ka hequr nga Instagrami si Sarën dhe Ledrin.

    Edhe Hoxha nga ana e saj nuk e ndjek Zeqirin. Nëse mendoni se edhe reperi nuk e ndjek, gaboheni. Ledri vazhdon ta ndjek Dafinën në Instagram, ndonëse ajo e ka hequr.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark