×
  • Showbiz
  • Show

    Dalin detaje të reja nga ndarja e Ledri Vulës me Sara Hoxhën

    Insajderi
    19 November 2023 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi i njohur nga Prishtina, Ledri Vula dhe blogerja Sara Hoxha i kanë dhënë fund marrëdhënies disavjeçare.

    Ndarja e tyre javë më parë u konfirmua nga menaxheri i reperit, Faton Shoshi. Ai ka zbuluar detaje të reja.

    Shoshi tha se ndonëse janë të ndarë, Ledri dhe Sara kanë ruajtur raporte të mira me njëri-tjetri, duke mos e mohuar edhe një mundësi ribashkimi.

    “Ledri nuk bën gjëra për show, si çdo fillim ka mbarim, nuk do të thotë se është mbarim i përhershëm dhe kur të bashkohesh që të jetë i përjetshëm, në një periudhë nuk gjen një gjuhë të përbashkët dhe është krejt normale, edhe për ata të dy është shumë normale, por kështu është jeta, kanë raporte shumë të mira, armiq nuk janë, mund të ribashkohen ose edhe të prishen edhe më keq, nuk dihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, ka thënë Shoshi për Prive.

    Ish-çifti kanë një vajzë bashkë, e quajtur Poem Blu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark