×
  • Sport
  • Sport

    Dani Alves përfundon keq në burg, një autograf për një cigare!

    Insajderi
    26 March 2023 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Braziliani i famshëm, Dani Alves (39), po kalon momentet më të vështira të jetës së tij pasi u arrestua me akuzën e përdhunimit të një vajze në një klub në Barcelonë.

    Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në fund të vitit 2022 në tualetin e një klubi dhe Alves ndodhet në paraburgim që prej 20 janarit dhe pret fillimin e gjyqit si i burgosur.

    Në burg ia del si di. Portali spanjoll “El Caso” zbulon se futbollisti i famshëm brazilian ka bërë një marrëveshje me një të burgosur që ka akses në të gjitha pjesët e burgut dhe kontrabandon cigare dhe gjëra të tjera të nevojshme për të burgosurit.

    Ai mbledh fanella nga të burgosurit e tjerë dhe i sjell në Alves për t’i nënshkruar, pastaj ua kthen të burgosurve. Alves dyshohet se merr cigare dhe dhurata të tjera për autografe.

    Kujtojmë, Alves së fundmi mësoi se gruaja e tij Joana Sanz vendosi të divorcohej dhe kjo e goditi plotësisht .

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark