×
  • Sport
  • Sport

    Deklarata e Dallkut pas humbjes kundër Llapit

    Insajderi
    20 August 2023 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka thënë se pranimi i golave të pakuptimtë i ka kushtuar ekipit të tij me humbje bindëse nga Llapi.

    Dukagjini, të dielën u mposht 3:0 në udhëtim nga Llapi në kuadër të xhiros së dytë. Për Dukagjinin, kjo është humbja e dytë në po aq ndeshje të luajtura në këtë edicion.

    “Jam i kënaqur me angazhimin deri në minutën e 60-të, pasi në 30-të minutat e fundit i pësuam tri gola që nuk është dashur t’i pranojmë. Goli i parë na goditi rëndë dhe nuk arritëm të kthehemi. Por, ajo që është më e keqja është se po pësojmë gola të pakuptimtë dhe kjo nuk është aspak e mirë”, ka shtuar Dallku ndër të tjera për “Art Motion” pas ndeshjes.

    “Po ashtu, nuk jam aspak i kënaqur me qasjen e disa futbollistëve në ndeshje, si dhe të tjerëve që po inkuadrohen. Ne luajtëm mirë deri të goli i parë, ku madje patëm edhe dy tri raste të shënojmë gol. Por, në vend që të shënojmë, në pësuam”. /koha/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark