×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deputetja britanike reagon pas deklaratës së SHBA-ve për kidnapimin e tre policëve, i quan hipokrizi ndëshkimet ndaj Kosovës

    Insajderi
    18 June 2023 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), të shtunën ka dalë me një deklaratë të re lidhur me situatën në veri të Kosovës, pas kidnapimit  të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, nga forcat serbe.

    DASH i bëri thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë së tij që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të rrëmbyer më 14 qershor.

    Sipas DASH, policët kosovarë po mbahen në burg në Serbi nën akuza të rreme.

    E pas kësaj deklarate, ka reaguar deputetja e parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns.

    Ajo në një postim në Twitter, ka shkruar se e mirëpret këtë reagim të SHBA-ve, derisa ka përmendur se vendimi i kryeministrit Albin Kurti për kryetarët e komunave.

    “E mirëpres konfirmimin e SHBA-ve për ndalimin e paligjshëm të tre policëve kosovarë për “akuza të rreme”. Ndryshe nga vendimi i Kurtit për kryetarët e komunave, ky është një akt i kundërligjshëm. Por ndëshkim i shpejtë vetëm për Kosovën? Si çelësi i de-përshkallëzimit, sanksionet mund të mos ndihmojnë, kjo është një hipokrizi”, ka shkruar Kearns.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark