×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Detaje/ Si u vendos mjeti i dyshimtë shpërthyes tek Auto salloni i Andi “Italianit”?

    Insajderi
    10 January 2024 - 18:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmjen e së hënës një person dyshohet se ka vendosur mjet shpërthyes – bombë me telekomandë pranë një auto salloni në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

    Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Sipas tyre njësiti për deminim e ka tërhequr mjetin e dyshuar.

    Insajderi mëson se bëhet fjalë për auto sallonin “Auto MK”. I njëjti është në pronësi të vëllezërve të Ardi dhe Andi Pajaziti.

    Gazeta ka tentuar të kontaktoj me familjarët si dhe me menaxherin e autosallonit për rastin në fjalë, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur.

    Gazetarja e Insajderit, Altiana Zogaj ka shkuar në vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe përmes videos më poshtë ju sjell detaje të rëndësishme lidhur me rastin

    Ardi dhe Andi janë emra të njohur për organet e drejtësisë. Andi i njohur me nofkën “Italiani”, aktualisht ndodhet në paraburgim.

    Ai është i dyshuari kryesor për vrasjen e Kastriot Ramadanit, ngjarje që ndodhi në lokalin ‘Bon Vivant’ në gusht të vitit të kaluar.

    Ndërsa Ardi Pajaziti kishte qenë i përfshirë në një konflikt me Hamdi Novobërdaliun. Ky i fundit kishte shtënë me 21 plumba në drejtim të veturës që po e voziste Ardi Pajaziti në tetor të vitit 2020.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark