×
  • Showbiz
  • Show

    Dhurata Dora lajmëron surprizën e madhe për fansat

    Insajderi
    23 February 2023 - 09:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhurata Dora, prej vitesh është pjesë e industrisë muzikore shqiptare dhe tashmë është ndër emrat më të pëlqyer në skenë.

    Ajo ka sjellë një sërë projektesh të suksesshme e hite të cilat kanë kaluar kufinjtë tonë duke numëruar miliona klikime.

    Në këtë pikë të karrierës së saj, ajo ka vendosur të vijë me një “dhuratë” për fansat.

    Artistja së fundmi përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se ka gati albumin e ri të titulluar “Dhurata”, i cili do të jetë i disponushëm më 3 mars.

    “Jam shumë e lumtur dhe krenare që më në funf lansimi i albumit tim “DHURATA” ka një datë 03.03.2023.

    Numrimi i ditëve për dhuratën që krejt ju e keni prit kaq gjatë ja filloj, edhe unë nuk kam mundur të jem më lumtur se kaq. Bëhuni gati me hapë këtë kuti magjike.

    Ky album është një dhuratë për mua edhe për krejt mbështetësit e mi që më kanë shtyrë për të punuar çdo herë më shumë e më shumë.

    Jam shumë falenderuese për të gjithë njerëzit rreth meje dhe shpresoj që “DHURATA” ka me ju pëlqyer edhe ju aq sa më pëlqen mua.

    03.03. 2023 ruje datën për të hapur dhuratën”-shkruan Dhurata Dora.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark