×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Dikush shtirej si Leandra, Noizy reagon si rrallë herë për vajzën e tij

    Insajderi
    21 July 2023 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I ka dedikuar këngë dhe është nga hitet e tij më të mëdha por Leandra e Noizyt vazhdon të qëndrojë larg famës së babait të saj.

    Reperi mban familjen e tij, sidomos vajzën, shumë diskret madje flet shumë rrallë për të edhe në intervista apo rrjetet sociale.

    Por u desh një arsye që ai ditën e sotme të reagojë për “Nokun” siç e quan ai.

    Shkak u bë një adresë në TikTok e hapur në emër Leandra Rajku ku shfaqej një vajzë e bukur dhe mendohej se ishte vajza e reperit.

    E pas gjithë aludimeve, reperi ka reaguar duke sqaruar një herë e mirë gjithcka.

    Teksa ka shpërndarë profilin në fjalë, Noizy shkruan se ky nuk është profili i “Nokut”.

    Më tej ai tregon se ajo nuk ka fare rrjete sociale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark