×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Do të bëhet ky që ia cucllatë Bulliqit, “Nuk ia cucllati kurrë”, shpërthejnë ofendimet në Podujevë për postin e zëdhënësit

    Insajderi
    02 June 2023 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Genc Rashiti, përfaqësues i Shoqërisë Civile në Podujevë ka reaguar pas ofendimeve të një qytetari i cili i tha se po i ‘cucllatet’ kryetarit Shpejtim Bulliqi për të marrë postin e zëdhënësit të komunës.

    Ishte qytetari nga Podujeva, Berat Ahmeti i cili shkroi se Genc Rashiti është përfitues i të gjitha fondeve për OJQ dhe se po ia bën qejfin kryetarit Bulliqi pasi së shpejti do të emërohet zëdhënës i kabinetit të tij.

    Këtij postimi, iu kthye ashpër Genc Rashiti, i cili tha se nuk ia bënë qejfin kurrë kryetarit Bulliqi për të përfituar poste apo fonde.

    “Ky djali nuk e din qe Genc Rashiti qofte nga qeveria paraprake qofte nga kjo qeveri i ka refuzu te gjitha postet qe ju kane ofru. Ky djali ose kjo qika nuk e din qe Genc Rashiti deri sot pavaresisht super veshtiresive financiare qe i ka pas, pavaresisht qe ndonjehere e ka pas problem edhe buken e gojes, cucllat nuk ja ka kurr kerkujt”, tha ai.

    Tutje, Rashiti tha se synon vetëm të punoj për qytetin pa përfituar asnjë cent prej komune.

    “Genc Rashiti kete ngjarje e ka mbajt me pare te veta pa perfitu asnje cent prej komune, e Genc Rashiti synon vec pamje te bukur me i dhane qytetit duke i perfshi krejt mekanizmat, me qellim me i shti me vepru krejt bashke”, ka shkruar Rashiti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark