×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dorëheqje në grup nga menaxhmenti i Spitalit të Mitrovicës, këta janë emrat

    Insajderi
    07 December 2023 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër zyrtarë të lart shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës “Dr. Sali Haxhibeqiri”, kanë dhënë dorëheqje nga pozita e tyre. Siç merr vesh Insajderi arsye e dorëheqjes është presioni politik që ata kanë ndjerë.

    Punëtorët shëndetësor që kanë dhënë dorëheqje janë drejtori Ekzekutiv, Enver Beqiri, drejtori Shëndetësor, Fatbardh Rexha, drejtoresha Infermierëve, Merita Habibaj dhe drejtoresha Operative, Hajrie Mustafa.

    Arsyeja e dorëheqjes sipas burimeve të Gazetës Insajderi tyre është se nuk po munden që të ushtrojnë kompetencat e tyre.

    Ata janë ankuar se nuk po munden ta kryejnë punën e tyre në mënyre të pavarur.

    Në pamundësi të ushtrimit të funksionit në kuadër të kompetencave që kam për shkak të rrethanave të reja. Ne pamundësi me punu në mënyre të pavarur, për shkak të presionit politik. Krejt menaxhmenti i spitalit ka jep dorëheqje. Kemi pas presion prej sekretarit permeant të MSH-së“, i tha ky Burim Insajderit.

    Ndryshe, para një muaji Luljeta Buçinca-Zhubi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e drejtoreshës së Spitalit Rajonal të Përgjithshëm në Mitrovicë “Dr. Sali Haxhibeqiri”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark