×
  • Sport
  • Sport

    Duka jep lajmin e mirë: Ja kur pritet të kthehet Armando Broja!

    Insajderi
    11 September 2023 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fitorja e merituar ndaj Poloisë në “Air Albania”, ka bërë që mundësia e pjesëmarjes së Shqipërisë në Euro 2024 në Gjermani, të jenë më afër se kurrë.

    Por ende kombëtarje duhet të marrë rezultate pozive në tre ndeshjet e mbetura për të siguruar biletën e shumëpritur për në Europian.

    I ftuar në Euronews Albania presidenti i FSHF-së Armando Duka tha se entuziazmi për fitoren ndaj polakëve duhet të konkludojë me një kualifikim.

    Ai dha lajmin e mirë se në tetor, përballë Çekisë në Tiranë pritet të rikthehet dhe talenti i kombëtares Armando Broja.

    I pyetur nga gazetarja Esmeralda Mulaj se a do të na bashkohej  Broja në ndeshjet e mbetura tw Euro 2024, Duka tha se Broja e ka përfunduar fazën e rikuperimit dhe presim që t’i bashkohet ekipit në tetor.

    “Broja ka përfunduar fazën e rikuperimit, presim që në këtë javë të jetë në bankinë me Çelsin, domethënë i gatshëm për tu kthyer në fushë. Normalisht duhet të  rikthehet në tetor për ndeshjen e Çekisë. Është një vlerë e shtuar për ne, një nga futbollistët më të mirë shqiptar kështu që do të na ndihmojë në ndeshjen më Çekinë dhe në dy ndeshjet e tjera” – tha Duka.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    19 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark