×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy persona të plagosur me armë zjarri në Rahovec

    Insajderi
    19 September 2023 - 20:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë plagosur dy persona me armë zjarri në Rahovec ndërsa dy persona tjerë janë dorëzuar në polici.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se dy të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë.

    “Rreth orës 16:40, është raportuar se dy persona në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec ishin qëlluar me armë. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nga informacionet e para të marra është konfirmuar se dy persona, meshkuj të moshës madhore janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë të plagosur nga amë zjarri. Në ndërkohë në Stacionin Policor në Rahovec janë dorëzuar dy persona meshkuj të moshës madhore e që dyshohet se janë të përfshirë në rast”, tha Elezaj.

    Lidhur me rastin është organizuar operacion bastisje ku janë konfiskuar gjashtë armë të ndryshme dhe municion.

    “Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, tha Elezaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark